JOQ Albania
Home

Gol me parabël nga brenda zone, lojtari spanjoll vjen me kryeveprën e vitit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/04/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gol i çmendur është shënuar në kampionatin amerikan të futbollit.

Futbollisti spanjoll, Alejandro Pozuelo ka shkëlqyer në fitoren  4-0 të Torontos ndaj New York City, pasi ai shënoi dy gola dhe dhuroi edhe një asist.

Mesfushori i njohur tregoi klas të nivelit të lartë, fillimisht në asistin për Altidore tek goli parë.

Ndërsa në pjesën e dytë shënoi me penallti, një “Panenka” perfekte që nxori totalisht bllof portierin.

Në golin e tretë, ishte sërish 27-vjeçari, i cili  u bë protagonist duke shënuar një gol të kalibrit të lartë, me një parabolë fantastike duke lënë të gjithë me gojë hapur.