JOQ Albania
Home

Çfarë po ndodh në Elbasan? Forcat RENEA dhe “Shqiponja” zbarkojnë për kontrolle të imtësishme
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Forca të shumta policie “Shqiponja” dhe “RENEA”, kanë zbarkuar në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta nëpër banesa e biznese. Shumë postoblloqe janë ngritur në qytet ku mësohet se të gjitha kontrolle po bëhen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur së fundmi në këtë qytet.

Forcat Shqiponja dhe ato RENEA, po ushtrojnë kontrolle të imtsishme në çdo makinë të dyshuar, apo persona me precedentë penalë.

Pavarësisht këtyre kontrolleve, të njëjtat burime bëjnë me dije, se policia ende nuk ka shpërndarë ndonjë informacion zyrtar, ndërsa thuhet se e gjithë kjo vjen për të siguruar rendin dhe qetësinë si dhe për të bërë të mundur parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale.

Kujtojmë se kanë kaluar vetëm disa ditë nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit. Ai ishte ulur duke pirë kafe më një koleg të tij, përfaqësues të Avokatit të Popullit kur është qëlluar me dy plumba në kokë.

Me profesion avokat prej 10 vitesh, dyshohet se motivacioni i ekzekutimit të Gurrës ka qenë për shkak  të detyrës. Ai ka qenë avokat i Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja, i disa prej dosjeve më të bujshme të personazheve kriminalë.

Foto Ilustruese