JOQ Albania
Home

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, familjarë e të njohur ngushëllojnë Asmer Bilalin
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 20:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur këtë të shtunë qytetin e Shkodrës, ku në lagjen Kiras janë ekzekutuar me armë zjarri dy vëllezërit Bilali. Sipas policisë, Astrit dhe Ibrahim Bilali u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po dilnin nga banesa e tyre, ekzekutim që konsiderohet i tipit mafioz.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit shkodran, një prej personave në listën e implikuarve të grupit “Bajri”.  29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

 E ndërsa sot, Fahri Vejuka, i cili është edhe gjyshi i ish-boksierit të Vllaznisë Asmer Bilali, bëri një apel për institucionet që të gjejnë sa më shpejt vrasësit, ndërsa pati një lutje që nipi i tij të rrijë të paktën dy ditë në shtëpi, për të pritur vizitat.

Pas kërkesës së gjyshit të tij për t’i dhënë leje dy ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait e xhaxhait të tij të vrarë një ditë më parë, Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu.

Mësohet se leja është dhënë për një afat dy ditor për të qëndruar pranë familjes ashtu sikurse edhe ishte kërkuar nga gjyshi i tij. Ndërkohë Asmer Bilali është shoqëruar nga policia për në banesën e tij dhe pas mbarimit të këtij afati do të rtikthehet në qeli.

Pas kërkesës së gjyshit të tij për t’i dhënë leje dy ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait dhe xhaxhait të tij, Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu.

Një video është publikuar nga "Faxweb" ku shihet i dënuari Asmer Bilali i cili është i lidhur me pranga kapur me dorën e një oficeri policie. Rreth tij ka edhe policë të tjerë.

Asmer Bilali takon me radhë të afërmit e tij të cilët e ngushëllojnë si për humbjen e babait por edhe të xhaxhait të tij. Të dy vëllezërit Bilali mbetën të vdekur gjatë një atentati të ndodhur ditën e djeshme në qytetin verior të Shkodrës.