JOQ Albania
Home

Mësuesja pushohet nga puna se “vishej si prostitutë”, koleget e saj i heqin të gjitha në shenjë proteste
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mësuese në Rusi është pushur së fundi nga shkolla me arsyen se “vishej si prostitutë” dhe se ishte një njollë për reputacionin e shkollës kur ajo jepte mësim.

Nisur nga ky vendim, në rrjetet sociale në Rusi ka nisur një protestë që drejtohet nga koleget e Tatiana Kuvshinnikova-s.

38-vjeçarja veçse ishte mësuese në shkollë merrej gjithashtu edhe me not, për këtë arsye ajo bënte shpesh foto me të brendshme.

Nisur nga fotot me rroba banjoje dhe fustane të shkurtra dhe disa ankesa të marra nga prindërit, drejtori i shkollës e pushoi nga puna mësuesen Kuvshinnikova.

Tashmë koleget e saj po shpërndajnë foto të tyret me të brendshme duke i shoqëruar me hashtagun #учителятожелюди – që do të thotë ‘ edhe mësuesit janë njerëz’. JOQ Albania