JOQ Albania
Home

E ekzekutuan para kamerës/ ISIS vret adoleshentin xhihadist me nofkën ‘Osama bin Bieber’
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mohammed Ismail ishte vetëm 18 vjeç kur u largua nga Coventry për t’u bashkuar me ISIS në mars 2014 me dy miq të cilët u vranë në luftime. E jo më larg se sot është bërë i ditur lajmi se rekruti më i ri i ISIS i njohur me nofkën “Osama bin Bieber” është vrarë nga grupi terrorist pasi dyshonin se ishte spiun.

Organizata terroriste ISIS nuk ka besuar për besnikërinë e Ismailit dhe e kapën atë duke ndjekur një sulm të një droni në Raqqa të Sirisë. Sipas "The Sunday Times", ai pranoi që e kishte tradhëtuar grupin dhe se po kalonte informacion konfidencial në agjensitë e inteligjencës perëndimore.

Ismail më pas u vra brutalisht nga një ekzekutues i ISIS para një kameramani i cili kapi momentet e tij të fundit në film. Vdekja e tij besohet të jetë ekzekutimi i parë ISIS i një spiuni të dyshuar britanik.

Një burim i tha gazetës "The Sunday Times":

Sapo ndodhi sulmi ndaj dronit, ai u kap në Raqqa. Ata e morën në pyetje. Ai rrëfeu gjithçka. Dhe pastaj ata e vranë atë."

Ismail, i cili u tha miqve:

Nëse besoni në një kauzë, duhet të jeni të përgatitur të vdisni për këtë shkak.”