JOQ Albania
Home

“Bomba” e merkatos së verës, Pogba te Real Madridi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/03/2019 17:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me ardhjen e Zidane, te Real Madridit ka shpërthyer optimizmi.

Në merkaton e verës, presidenti Florentini Perez do sjellë në ekip emra të mëdhenj dhe i pari në listë duket mesfushori francez, Paul Pogba.

Ky i fundit pëlqehet nga Zidane dhe së fundmi ka refuzuar finovimin e kontratës së re te Manchester United.

Mesfushori francez është në dijeni për interesimin e Real Madridit, ndaj dëshiron kalimin në Spanjë.

Transferimi mund të mbyllet në shumën e 110 milionë eurove.

Nga ana tjetër, edhe agjenti i lojtarit, Mino Raiola është duke e bërë të pamundurën që ta kompletojë transferimin e Pogbasë te spanjollët.