JOQ Albania
Home

“Tajsoni’ i ri, rikthehet kafshimi i tmerrshëm në boks
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/03/2019 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është rikthyer edhe njëherë kafshimi i famshëm në ringun e boksit që na kujton Tajsonin e famshëm.

Kësaj here ka ndodhur nga boksieri britanik Kash Ali.

Ky i fundit ka kafshuar në bark rivalin gjatë një ndeshje të zhvilluar në Londër

Ngjarja ka ndodhur në raundin e pestë, kur të dy boksierët ishin në tapet, në kontakt fizik me njëri-tjetrin.

Pasi ra mbi trupin e Price, boksieri Kash Ali kafshon rivalin në bark, duke lënë shenjë.

Në këtë moment gjyqtari ndal ndeshjen dhe Ali largohet nga ringu i shoqëruar nga forcat e sigurisë.

Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e mediave.