JOQ Albania
Home

Porositi 18-vjeçarin që të vriste një person, dalin huq dhe arrestohen nga policia
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 12:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka parandaluar një vrasje në Lezhë.

Në pranga kanë rënë S.H 18 vjeç dhe M.K 43 vjeç.

Mësohet se M.K kishte porositur S.H që të qëllonte me armë një person.

Gjithashtu është parandaluar edhe grabitja e mjetit.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov.

Foto ilustruese

Njoftimi i policisë

Lezhë Finalizohet operacioni policor i koduar "Porosia" Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale Policia parandalon tentativën për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij. Sekuestrohen armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Në pranga dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me masë sigurie "Arrest në banesë" për vjedhje me armë. Me datë 30.03.2019, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Porosia" Pas një pune të mirëorganizuar, dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të policisë kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. H. , 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan. M. K. 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll. Shtetasi S.H, i porositur nga shetasi M.K, më datë 30.03.2019, gjatë orëve të vona të natës do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij, dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar. Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit "Porosia", rreth ores, 20.00, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H, në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë : -një armë zjarri automatik kallashnikov -një karikator me fishekë 30 copë. -një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56. -një kapuç ngjyrë të zezë. -një palë doreza ngjyrë të zezë. – dy aparate telefoni celular të markës Samsung. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentaivë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S. H.