JOQ Albania
Home

E masakruan me thika në sy të gardianëve, shqiptari i gjakosur vrapon për të shpëtuar jetën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në burgjet greke në muajt e fundit kanë ndodhur shumë përleshje, ku në pjesën më të madhe të tyre kanë qenë protagonistë shqiptarët.

E fundit u regjistrua mbrëmë në darkë, ku u plagos një 30-vjeçar shqiptar. Ndërkohë mediat në Greqi i kanë kushtuar një dokumentar sherreve nëpër burgje.

Ata kanë publikuar një sherr të ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku shihet një person i cili vrapon i gjakosur ndërsa ndiqet nga disa të burgosur të tjerë.

Edhe pse gardianët ishin fare pranë, nuk bën reagimin më të vogël, ndërsa i burgosuri u masakrua me goditje të njëpasnjëshme në stomak.

Më pas ai transportohet në spital i mbuluar me gjak. Kujtojmë se në këtë datë në burgun e Koridhalos ndërroi jetë shqiptari Albert Bako, por në dokumentar nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për këtë person.

Nga përleshjet në burgjet greke në muajt e fundit janë shënuar 26 viktima, midis të cilëve edhe shqiptarë. Gjithashtu në dokumentar akuzohet qeveria se po mbulon atë që po ndodh nëpër burgjet greke.

Shqiptari masakrohet me thika brenda burgut grek on Vidnews.