JOQ Albania
Home

“I fusin plumbin kokës për krenari”, mesazhi i fortë i Arqipeshkvit të Shkodrës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/03/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës ku u ekzekutuan në një atentat dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali ka tronditur të gjithë Shqipërinë.

Në lidhje me krimin e rëndë ka reaguar edhe Arqipeshkvi i Shkodrës Massafra, i cili ka dhënë mesazhet e tij për paqe gjatë meshës në katedralen “Shën Shtjefni”.

Ai u shpreh se shumë vrasje ndodhin për shkak të krenarisë. Arqipeshkvi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin.

Ai tha:

Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur."