JOQ Albania
Home

E mori nusen 37 vite më të vogël, flet 67-vjeçari: Ajo nuk më do vetëm për paratë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 67-vjeçar që u martua me trajneren e tij personale, 30-vjeçare, ka treguar që ajo nuk e do vetëm për paratë.

Edhe pse ishte betuar që nuk do të martohej më, Steve Zielinski lidhi kurorë me Emily Charman, 11 vite pas një divorci të dhimbshëm me gruan e tij të parë.

Ish investitori ishte betuar të mos martohej më pasi divorci i tij me ish bashkëshorten i kishte kushtuar më shumë se 1.2 milionë dollarë.

Të sapomartuarit janë njohur 8 vite më parë në një kafe kur Zielinski ishte 59 vjeç ndërsa ajo ishte vetëm 22-vjeç.

Nisur nga paragjykimet e shumta, Steve është kujdesur që të sqarojë se partnerja e tij e re nuk është e interesuar për paratë e tij duke shtuar që ajo është një person me vlera.