JOQ Albania
Home

Milani bën “vetëvrasje”, Donnarumma i dhuron Sampdorias golin e fitores
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani ka regjistruar humbjen e dytë radhazi mbrëmjen e sotme ndaj Sampdorias.

Vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh që në sekondën e 30-të, duke përfituar nga një gafë e pafalshme e Donnarummës.

Ky i fundit gaboi në pasim, duke i dhuruar topin Defrel, i cili kaloi Sampdorian në avantazh.

Edhe pse kishte plot 90 minuta për të kthyer rezultatin, Milani nuk ia doli.

Gjithashtu kuq e zinjtë pretenduan për një penallti, e cila u anullua, pasi arbitri i ndeshjes Orsato u konsultua me VAR-in.

Ndërkohë nga ana tjetër, vendasit patën rastet e tyre në pjesën e dytë për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolën.

Me këtë rezultat, Sampdoria ngjitet në vendin e tetë, ndërsa Milan qëndron në vendin e katërt, pasi ndjeksja më e afërt, Roma është 4 pikë larg.