JOQ Albania
Home

Balaj gjen sërish rrugën e rrjetës, mposht portierin e Spartakut të Moskës me një “perlë” nga jashtë zone
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 15:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bekim Balaj nuk po kalonte një formë të mirë në kampionatin rus, por mesa duket kjo është pjesë e së shkuarës.

Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të gjejë rrugën e golit, në ndeshjen që ekipi i tij Akhmat Grozny po zhvillon ndaj Spartakut të Moskës.

Balaj arriti të barazonte shifrat në minutën e 9, pikërisht dy minuta pasi kishin shënuar kundërshtarët.

Shokët e Balajt kanë përfituar nga një hutim i ekipit kundërshtar duke rrëmbyer topin dhe duke ja pasur shkodranit.

Ky i fundit, me një goditje nga limitet e zonës së penalltisë, ka mposhtur portierin kundërshtar.

Balaj arriti të gjejë rrugën e rrjetës sërisht, pasi theu “mallkimin”, disa javë më parë.

Kujtojmë këtu se shkodrani shënoi edhe në fitoren e Kombëtares ndaj Andorrës me rezultatin 0-3.

Balaj shenon ne Rusi ndaj Spartak Moskes on Vidnews.