JOQ Albania
Home

Puthi në buzë gazetaren, boksieri pendohet përjetë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30/03/2019 11:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje totalisht e pazakontë ndodhi pas një ndeshje boksi të boksierit të peshave të rënda Kubrat Pulev, i cili fitoi me nokaut ndaj Bogdan Dinu në Las Vegas.

Pas ndeshjes, teksa po jepte intervistën, Kubrat Pulev i dha një puthje të shpejtë gazetares që po e intervistonte.

Veprimi e befasoi jo pak gazetaren, Jennifer Ravalo  e cila e kaloi me sportivitet këtë moment.

Por pas kësaj ngjarje, Pulev është pezulluar nga Komisioni Shtetëror i Atletikës së Kalifornisë (CSAC) për puthjen me forcë të gazetares në buzë.

CSAC e ka përshkruar incidentin si “të neveritshëm” dhe gazetarja ka ndërmarrë veprime ligjore kundër boksierit.

Një deklaratë e CSAC-së thotë: “Para se të licencohet për të luftuar përsëri në Kaliforni, boksieri Kubrat Pulev duhet të paraqitet para komisionit dhe të demonstrojë se do të jetë në përputhje me parimet e respektit”.

Ravalo tha në deklaratën e saj:

Gjatë intervistës ai më rrëmbeu fytyrën dhe më puthi. Unë u trondita dhe u zmbrapsa. Nuk dija t’i përgjigjesha. Më pas, shkova në tavolinë për të marrë sendet e mia. Ai më kapi të pasmet me të dyja duart dhe pastaj u largua pa thënë asgjë. Kjo më vuri në siklet dhe u ndjeva e frustruar që Kubrat Pulev më trajtoi në një mënyrë kaq joprofesionale. Unë nuk e inkurajova apo nuk pranova që zoti Pulev të kapte fytyrën time, të më puthte ose të më kapte. Unë isha aty për të mbuluar ndeshjen e boksit si një anëtare profesionale e shtypit”.