JOQ Albania
Home

Merr kthesë të papritur karriera e Ajetit te Grasshopers, trajneri merr vendimin drastik për mbrojtësin e Kombëtares
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 0:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arlind Ajeti nuk do të jetë më pjesë e Grasshopers.

Trajneri i skuadrës, Tomislav Stipiç ka përjashtuar mbrojtësin shqiptar ndërsa shumë shpejt pritet që të ndërpresë kontratën me të.

Fatin e Ajetit do të kenë edhe dy shqiptarë të tjerë, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.

Stipiç kishte vetëm dy ndeshje në drejtim të klubit zvicerian përpara se të fillonin ndeshjet e kombëtareve.

Ai ka punuar me disa lojtarë gjatë kësaj pauze dhe ka marrë vendim drastike.

Përveç shqiptarëve, pjesë e ekipit nuk do të jenë më as mera si Raphael Holzhauser, Nikola Gjorgjev dhe Julien Ngoy.

Shumica e këtyre lojtarëve ishin në grumbullimet me kombëtaret, por kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje që të dalin jaashtë planeve të trajnerit.