JOQ Albania
Home

“Së shpejti shpiket kompjuteri që mund të parashikojë vdekjen e një personi me 95% saktësi”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/03/2019 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kërkuesit besojnë se tashmë kompjuterat mund të parashikojnë vdekjen e parakohshme me 95 për qind saktësi.

Shkencëtarët nga Universiteti i Nottingham-it kanë deklaruar se së shpejti parashikimi i rreziqeve të vdekjes së shpejti mund të jetë realitet.

Kjo do të realizohet falë mundësive që ofron teknologjia e inteligjencës artificiale.

Studimi i tyre, i postuar këtë javë, pretendon se modelet parashikuese me inteligjencë artificiale mund të parashikojnë fare lehtë vdekjen parakohshme të personave në moshë të mesme.

Deri më tani, parashikimet tradicionale janë bërë bazuar në demografikën, të fokusuar në moshën dhe gjininë.

Kërkuesit thonë se studimi ka potencial që të përdoret për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në të ardhmen për të parandaluar vdekjen e njerëzve në moshë të re nga sëmundjet kronike, si kanceri. JOQ Albania