JOQ Albania
Home

Ua bëri biletën 10 mijë lekë, tifozët e Partizanit hakmerren ndaj Gjicit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/03/2019 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme u luajt sfida kryesore e Kategorisë Superiore, midis Kukësit dhe Partizanit, në stadiumin Loro Boriçi.

Tifozët e Partizanit u irrituan së tepërmi me presidentin e kuksianëve, Safet Gjicin, pasi çmimi i biletës ishte 10 mijë lekë të vjetra.

Ata pretendojnë se Gjici e ka rritur qëllimisht çmimin e biletës, për të ulur numrin e tifozëve kryeqytetas.

Megjithatë tifozët e kuq nuk munguan në këtë sfidë dhe madje gjetën një mënyrë për tu hakmarrë ndaj Gjicit.

Ata kishin printuar kartëmonedha 10 mijë lekëshe me portretin e presidentit të Kukësit në shenjë proteste.

Ndërkohë takimi u mbyll në barazim me rezultatin 1-1, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Rezultati i shkon më shumë në favor Partizanit, i cili ruan diferencën prej 9 pikësh me Kukësin e vendit të dytë.