JOQ Albania
Home

“Sa herë bëni seks?” Pike tallet keq me Real Madridin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/03/2019 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këtë sezon, Barcelona është shndërruar në makthin e Real Madridit, sidomos pas dy fitoreve radhazi në Kupën e Mbretit dhe kampionat.

Së fundmi, mbrojtësi i katalanasve, Zherard Pike ka qenë i ftuar në  emisionin “La resistencia” në Madrid, ku ka ngacmuar jo pak rivalët madrilenë.

Gjatë intervistës, gazetari e pyeti se sa herë kishte bërë seks këtë muaj, ndërsa Pike ka dhënë një përgjigje epike.

Ai iu kthye:

A llogaritet edhe Bernabeu?"

Kujtojmë që rivaliteti mes Realit dhe Barcelonës e ka zanafillën shumë kohë më parë pasi janë dy ekipet më të mëdha në Spanjë që luftojnë ç’do vit për të treja trofetë.