JOQ Albania
Home

Ylli i Argjentinës na befason të gjithëve, i thotë zyrtarisht lamtumirë kombëtares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/03/2019 21:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gonzalo Higuain është duke kaluar një nga sezonet më të vështira të karrierës së tij.

Pas largimit nga Juventusi, ai nuk po arrin dot të gjejë formën e dikurshme dhe aktualisht po zhgënjen edhe te Chelsea.

Sot, ai marrë një vendim të rëndësishëm, teksa ka lajmëruar se është tërhequr nga kombëtarja argjentinase.

Një vendim shumë befasues ky nga ana e 31-vjeçarit. Shkaku i tërheqjes së tij është se do t’i kushtojë më shumë rëndësi dhe kohë familjes.

Higuain ka veshur 75 herë fanellën e kombëtares dhe ka shënuar plot 35 gola.

Ka arritur dhe në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, por pa arritur të shpallet kampion.