JOQ Albania
Home

Manchester United gjen zyrtarisht trajner, firmos për 3 vite
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/03/2019 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë zyrtarisht trajner i Manchester United dhe për 3 vitet e ardhshme.

Para disa muajsh, ai firmosi përkohësisht në Angli si zëvendësues i Mourinhos, por tani ai i ka bindur drejtuesit, të cilët i kanë ofruar një kontratë afatgjatë që e mban të lidhur me ‘Djajtë e kuq’ deri në vitin 2022.

Që nga ardhja e Solskjaer, anglezët njohin vetëm rezultate pozitive nën drejtimin e tij, madje janë kualifikuar edhe në çerekfinalen e Championsit.

Trajneri norvergjez u shpreh:

Nga dita e parë që erdha, jam ndierë si në shtëpi. Ka qenë një nder të isha futbollist i Manchesterit dhe tashmë nisa karrierën time si trajner këtu. Muajt e fundit kanë qenë fantastikë dhe dua të falënderoj të gjithë stafin dhe futbollistët për punën që kemi bërë. Është një punë që e kam ëndërruar gjithmonë dhe jam i gëzuar që do të udhëheq skuadrën për 3 vite, duke shpresuar që të vazhdojmë me suksesin që tifozeria meriton”.