JOQ Albania
Home

Juventusi në ankth për dëmtimin, Ronaldo përfundon në Barcelonë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/03/2019 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa te Juventusi janë duke pritur me ankth për të mësuar situatën e Ronaldos pas dëmtimit me Portugalinë, sulmuesi gjen kohë të merret me çështje personale.

34-vjeçari, së bashku me bashkëshorten e tij Georgina, duke zbarkuar në Barcelonë.

Motivi nuk ka të bëjë me konsultë mjekësore apo diçka tjetër.

Ronaldo, sipas asaj që ka postuar vetë në Instagram, ka qenë aty për faktin se duhet të promovonte një akord personal me NIKE.

Ndërkaq, sa i përket mungesës së tij, mediat itlaiane raportojnë se Ronaldo pritet të mungojë në tre sfidat e ardhshme të kampionatit dhe në ndeshjen e vajtjes ndaj Ajaksit, në Champions.