JOQ Albania
Home

Duka i mbyll derën De Biazit: Nuk vjen, pse jo Donadoni?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/03/2019 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në ‘Opinion’ ku ka folur në lidhje me situatën në Kombëtare.

Natyrisht tema kryesore ka qenë pasuesi i Panuçit.

Duka ka komentuar të gjithë emrat të cilët janë lakuar deri më tani në media dhe shihen si trajnerë të Shqipërisë.

Ai i ka mbyllur derën ish-trajnerit Xhani De Biazi ndërkohë që ka pranuar se ka pasur kontakte edhe me shumë trajnerë të tjerë.

Duka u shpreh:

Kemi folur me shumë trajnerë deri më tani por ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me trajnerin e ri. Janë lakuar shumë emra në media dhe shumë prej tyre janë të vërtetë duke qenë se kemi folur me shumë trajnerë.
De Biazi? Nuk e besoj të jetë trajner i Shqipërisë. Para se të vija në emision fola me të por jo në lidhje me Kombëtaren. Me të fola vetëm për disa projekte të tjera që ka De Biazi.
Donadoni? Është një emër i madh dhe është kandidat për stolin tonë. Nëse arrijmë ta bindim për paketën financiare, mund të jetë trajner.
Edi Reja? Kam folur në Shkodër me Rejën por nuk e kam pyetur asgjë për Shqipërinë. Thjeshtë i kam thënë se nuk e di nëse do të jem me apo pa trajner në Andorrë. E sigurt është që nuk do nxitohemi me vendimin që do marrim."