JOQ Albania
Home

Nëna 20-vjeçare sjell në jetë binjakët një muaj pasi lindi djalin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/03/2019 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë 20-vjeçare ka sjellë në jetë binjakë vetëm një muaj pasi lindi një djalë.

Arifa Sultana solli në jetë një djalë muajin e kaluar me lindje natyrale, por mjekët nuk e vunë re prezencën e një mitre të dytë.

Kështu, 26 ditë më vonë Arifa shkon sërish në spital me dhimbje lindjeje për të zbuluar që po lindte binjakë.

Gjinekologia që trajtoi të renë u shpreh për AFP:

Ajo nuk e kuptoi që ishte akoma shtatzënë me binjakë. Ujërat e saj plasën sërish 26 ditë pas fëmijës së parë dhe ajo erdhi me emergjencë tek ne."

Sultana tha se ishte e lumtur për tre fëmijët e saj, por nuk e fshehu shqetësimin sesi do t’i rrisë duke qenë se vjen nga një familje e varfër. JOQ Albania