JOQ Albania
Home

E bujshme/ Mourinho po rikthehet, ja ku pritet të drejtojë portugezi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/03/2019 21:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mourinho e ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit.

Pas shkarkimit nga stoli i Manchester United, ai po punon si analist te Bein Sports, por shumë shpejt pritet të rikthehet në detyrën e re.

Sipas prestigjozes, “L’Equipe” trajneri portugez do të jetë sezonin e ardhshëm në krye të një klubi francez, por pa bërë të ditur emrin e ndonjë ekipi.

PSG mund të jetë kandidati kryesor, por kjo mbetet për t’u parë, pasi ende nuk është përmendur ndonjë emër klubi.

Alternativë mbetet edhe Lioni. Tashmë duhet pritur vera për të zbuluar të ardhmen e 56-vjeçarit.