JOQ Albania
Home

Real po mendon që tani për merkaton, përgatit shkëmbimin e bujshëm me Juventus
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 27/03/2019 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kalimi i Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi verën e shkuar, ishte transferimi më i bujshëm i merkatos verore.

Nisur nga marrëdhëniet e mira midis klubeve, kampionët e Italisë tentuan të afronin edhe mbrojtësin brazilian Marcelo.

Por ky i fundit u frenua pas rikthimit të Zidane në drejtimin e madrilenëve.

Sëfundmi po qarkullon një lajm i bujshëm , për shkëmbimin Kroos-Pjaniç.

Boshnjaku pëlqehet shumë nga Fiorentino Perez dhe për këtë arsye do të sakrifikojë një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, Toni Kroos.

Nëse për Real sdo të kishte probleme, tek Juventusi janë duke u menduar mirë, për shkak të rrogës së lartë të gjermanit.

Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, po analizon kushtet ekonomike.

Ndërkohë Pjanic tek Juventus aktualisht përfiton 6.5 milion euro në sezon dhe është një futbollist kyç në formacionin e Juventus.