JOQ Albania
Home

Portierit i ikën mendja, festa e tij po bën xhiron e botës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/03/2019 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshja e fundit në kampionatin arab të futbollit mes Al Hilal dhe Ohod është mbyllur në barazim 0-0.

Heroi i këtij barzimi ishte portieri i Ohod, 27-vjeçari Abdullah Al Oaisher, i cili sapo mbaroi ndeshja festoi në mënyrë të çuditshme, duke irrituar pa masë tifozët vendas.

"Kërcimi i krimbit" tërboi tifozët, aq sa në fushë fluturuan shishe e këpucë, aq sa portierin e larguan me nxitim nga fusha.

Kujtojmë që Al Hilal ka në përbërje lojtarë me emër si Gomis apo Giovinco.

Goditjet e tyre i ka ndalur pikërisht ky portier dhe për këtë arsye ka festuar si i çmendur.