JOQ Albania
Home

I larë në flori dhe me emrin të gdhendur, nuk do e besoni sa kushton telefoni i ri i Messit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/03/2019 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi nuk shquhet për shpenzime stratosferike, ndryshe nga homologu i tij, Kristiano Ronaldo.

Argjentinasi preferon të jetë sa më i thjeshtë dhe nuk e shohim shpesh të shpenzojë shifra marramendëse për luks të tepruar.

Megjithatë, së fundmi, ylli i Barcelonës do ketë një celular që kushton 4 mijë euro.

Nuk e ka blerë, pasi kjo është dhurata që ka marrë nga Design Gold.

Bëhet fjalë për një iPhone XS të larë në flori 24-karat.

Celulari i ri i Messit ka të gdhendur numrin 10 të fanellës së tij, emrin e bashkëshortes Antonella dhe të fëmijëve: Thiago, Ciro dhe Mateo.