JOQ Albania
Home

Tifozët e Maltës bëjnë gjestin e çuditshëm sa herë prekte topin Sergio Ramos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/03/2019 9:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Spanja fitoi 0-2 në transfertë përballë Maltës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Gjatë sfidës, ka ndodhur një episod i pakëndshëm për kapitenin spanjoll, Sergio Ramos.

Që në momentin kur ai ka zbritur në fushë në stadiumin “Ta Qali”, për të kishte vetëm vërshëllima nga ana e tifozëve maltezë.

Më pas u pasua në fushë, ku pas ç’do prekje të topit nga Ramos, tifozët nuk i ndalnin vërshëllimat karshi tij.

Sipas mediave spanjolle, kjo urrejtje e tifozerisë së Maltës ndaj Ramos nuk ka lidhje me Spanjën, por me Real Madridin.

Malta është një shtet i lidhur ngushtë me Anglinë dhe në këtë ishull të vogël, pjesa më e madhe e njeërzve janë tifozë të klubeve angleze, kryesisht me Liverpulin.

Ndaj tifozët maltezë nuk kanë harruar finalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampioneve, ku u dëmtoi Salah e Karius, duke shprehur pakënaqësinë e tyre në këtë mënyrë ndaj kapitenit të Spanjës.