JOQ Albania
Home

Quagliarella nuk njeh moshë, thyen rekordin e Panuçit me kombëtaren dhe shkruan historinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2019 21:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fabio Quagliarella është duke përjetuar një rini të dytë edhe pse po kap të 37-at.

Sulmuesi i Sampdorias ka hyrë në historinë e përfaqësueses italiane, pasi ka thyer rekordin e vendosur në vitin 2008 nga Kristian Panuçi.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, në vitet kuar luante me Italinë ishte bërë futbollisti më i vjetër që realizonte një gol me fanellën e saj.

Pikërisht sot, kundër Lihtenshtejnit, Quagliarella e theu këtë rekord me golin e tij.

Fabio Quagliarella, në moshën 36 vjeç e 54 ditë, ka kaluar me thuajse një vit Panuçin.

Duke marrë parasysh formën që po kalon sulmuesi, nuk është çudi që ky rekord të thellohet në vijim.

Ai po luan dhe shënon me rregullsi edhe në Serinë A me Sampdorian ku aktualisht është edhe në garë për golashënuesin më të mirë të kampionatit.