JOQ Albania
Home

Hysaj pranë rinovimit me Napolin, rrogë marramendëse për shkodranin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht zërave për largim, e ardhmja e Elseid Hysajt duket se do të vazhdojë të jetë te Napoli.

Mbrojtësi shqiptar ka bindur trajnerin Karlo Ançeloti  me cilësitë e tij dhe rinovimi duket shumë pranë.

Së shpejti pritet një takim i agjentit të futbollistit me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis për të diskutuar më në hollësi detajet e marrëveshjes.

Nga rinovimi, shkodrani do të kërkojë edhe një rritje të rrogës, teksa shifra e vendosur në tavolinë nga menaxheri lojtarit është 3 milionë euro.

Ndërkohë që, napoletanët afrojnë deri në 2.5 milionë euro, megjithatë palët janë afër konsensusit.