JOQ Albania
Home

Ronaldo kryen rezonancën, ja sa pritet të mungojë portugezi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2019 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo u dëmtua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020.

Sulmuesi i njohur u detyrua të largohej nga loja pa përfunduar ende pjesa e parë.

Sot, ai u është nënshtruar testeve mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Rezultati tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë.

Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.

Gjithsesi “Sky Sport” bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A.

Atë ndaj Empolit dhe ndaj Cagliarit.

Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milanin, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim.