JOQ Albania
Home

E rrallë në NBA, shënohet kosh nga mesi i fushës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2019 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të dielën në mbrëmje në NBA është shënuar një nga koshat më të bukur në historinë e basketbollit.

Bëhet fjalë për ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Charlotte Hornets dhe Toronto Raptors.

Koshi i shënuar jo vetëm që ishte spektakolar, por vendosi edhe ndeshjen.

Kur kishin mbetur vetëm 3.1 sekonda nga përfundimi i ndeshjes, Lamb gaboi në kontrollin e topit dhe tentoi një gjuajtje nga mesi i fushës.

Topi përfundoi në kosh, ndërsa i gjithë publiku u çua në këmbë.

Përpara kësaj goditjeje, Charlotte ishte në disavantazh të dy pikëve dhe magjia e Lamb, i dha fitoren me rezultatin e përgjithshëm 115-114.

Tashmë Hornets mbajnë gjallë shpresat për një vend në play-off.