JOQ Albania
Home

Nuk njeh humbje prej 12 ndeshjesh, Kosova lë pas Brazilin, Francën dhe… Serbinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2019 11:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përfaqësuesja e Kosovës është duke përjetuar një formë fantastiike. Mbrëmjen e djeshme ata barazuan 1-1 ndaj Bullgarisë, duke çuar në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi.

Aktualisht, ata janë skuadra e parë në botë për sa i përket pathyeshmërisë.

Ecuria pozitive e Kosovës nisi në sfidën ndaj Letonisë të zhvilluar në nëntor të 2017 dhe që atëherë skuadra e trajnerit Shaland nuk njeh humbje

“Dardanët” ndiqen nga Afrika e Jugut me 11 ndeshje pa humbje, ndërkohë që kombëtaret me emër si Brazili, Franca, Portugalia, Anglia, qëndrojnë shumë poshtë në listë.

SKUADRAT ME MË SHUMË NDESHJE PA HUMBJE: 

Kosova 12 ndeshje

Afrika e Jugut 11 ndeshje

Mali 9 ndeshje

Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali, Serbi 8 ndeshje

Brazil, Angli, Marok, Nigeri, Katar 7 ndeshje

Gjermania 4 ndeshje

Franca 3 ndeshje

Belgjika, Spanja 2 ndeshje