JOQ Albania
Home

Pasuesi i Panuçit, Shqipërinë mund ta marrrë trajneri që drejtoi Italinë në 2006-n
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare ka mbetur aktualisht pa trajner dhe presidenti Duka është duke kërkuar për pasuesin e tij.

Kandidatët potencialë nuk mungojnë, ndërsa listës së dëshirave i është shtuar edhe një tjetër emër i madh.

Panorama Sport shkruan se bëhet fjalë pikërisht për Roberto Donadonin, i cili drejtoi Ialinë në vitin 2006 pas largimit të Marcelo Lipit pasi fitoi Kupën e Botës.

Nga sa bëhet me dije, Donadoni është kontaktuar nga përfaqësues të FSHF-së për të negociuar në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares.

Trajneri nga Cisano e Italisë, me një CV shumë të pasur është momentalisht trajner i lirë dhe me sa duket ka qenë i hapur për të negociuar.

55-vjeçari ka drejtuar në të shkuarën edhe skuadra të rëndësishme të kampionatit italian, si Napoli apo edhe Bolonja.

Kjo ka qenë edhe skuadra e tij e fundit me të cilën ndërpreu marrëveshjen në vitin 2018. Priten zhvillime të reja…