JOQ Albania
Home

Çudia pas ndeshjes me Andorrën, lojtarët shqiptarë mbeten pa bërë dush
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2019 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare ka marrë sot një fitore të rëndësishme 0-3 në transfertë përballë Andorrës në fushën e këtyre të fundit.

Pas ndeshjes, ka ndodhur një episod vërtet i çuditshëm.

Futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk kanë mundur të lahen në dush dhe ashtu siç ishin, gjithë djersë janë nisur drejt hotelit.

Sipas "Panorama Sport’, shkak për këtë janë bërë temperaturat shumë të ulta në Andorrë dhe kushtet jo fort të mira të stadiumit.

Organizatorët e ndeshjes kanë njoftuar stafin e Shqipërisë dhe u kanë kërkuar që të udhëtojnë direkt drejt hotelit pasi nuk kishte ujë të ngrohtë .

Dushet lojtarët mund t’i bënin në rezidencën ku janë akomoduar.