JOQ Albania
Home

U bë heroi i Gjermanisë ndaj Holandës, ëndrra e Schulz është ky ekip i madh i Serie A
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2019 17:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet e dyta të kualifikueseve për Euro 2020. S

fida më e bukur e mbrëmjes padyshim ishte Hollandë-Gjermani.

Ndeshja u fitua nga gjermanët me rezultatin 2-3. Djemtë e Low kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë me Sane dhe Gnabry.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë tulipanët arrijnë të barazojnë pjesën e dytë rezultatin me de Light dhe Depay.

Atëhere kur pritej që gjithçka të mbyllej në barazim, shfaqet Schulz, i cili çon topin në rrjetë duke u dhënë tre pikë gjermanëve.

Pas takimit, heroi i mbrëmjes për gjermanët, ka dhënë një intervistë duke shprehur dëshirat e tij për të ardhmen.

Mbrojtësi i Hoffenheim tha se do të pëlqente të luante në një klub të madh evropian dhe ëndrra e tij është Interi.

Ai tha:

Do të më pëlqente të luaja për një klub të madh evropian një ditë. Ka klube që thjesht janë të mëdhenj, luajnë në Champions League çdo vit. Të konkurroj çdo vit me më të mirët është një ëndërr për mua. Inter ka qenë gjithmonë ekipi im i ëndrrave. Gjithsesi jam shumë i qetë, veçanërisht sepse jam pjesë e një klubi të madh si Hoffenheim dhe ndihem shumë mirë. Skuadra ime e zemrës ka qenë Interi dhe e kam ëndërr që një ditë të luaj aty.