JOQ Albania
Home

“Burrat nën 33-vjeç nuk hyjnë në punë për gjë”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/03/2019 19:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek marrëdhëniet dhe njohjet e reja, Jennifer Lopez ka pasur eksperiencën e një jete dhe nuk është çudi që tashmë të japë disa këshilla për më të rinjtë.

Në një video të filmuar për “Tinder Swipe Sessions”, 48-vjeçarja ndihmoi një grua të quajtur Brooke Ansley që të shihte për një person që mund të ishte gjysma e saj.

Ndërkohë që shihnin profilet e djemve, ato vunë re dhe një 29-vjeçar që quhej Maurice. Pikërisht në këtë moment reagoi edhe këngëtarja.

Ajo i tha Brooke:

Burrat deri në moshën 33-vjeçare nuk hyjnë në punë për gjë.”

Para se të kalonte nëpër profilet e tjera në  Tinder, J.Lo rishikoi profilin e Brooke për t’u siguruar se ajo i kishte të gjitha të dhënat në rregull, përpara se të bënte “matsh” me ndonjë pretendent. JOQ Albania