JOQ Albania
Home

Shfryn Maradona: Kjo Argjentinë është horror
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjentina po kalon një moment mjaft të keq. Pas dështimit në Botëror, para dy ditësh, ata kanë humbur 3-1 në miqësoren e zhvilluar kundër Venezuelës.

Maradona, tifozi numër një dhe kritikuesi më i rreptë i kombëtares ka folur pas kësaj humbje turpëruese në Madrid duke kritikuar trajnerin Skaloni dhe federatën.

Ai u shpreh:

Ishte një film horror, kjo skuadër nuk e meriton këtë fanellë që vesh. Nuk dihet se kur Argjentina do fitojë  më ndonjë ndeshje. Më vjen keq edhe për lojtarët."

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Maradona kritikon kombëtaren. Kohët e fundit, legjenda po mban qëndrim kritik dhe flet gjithmonë hapur duke nxjerrë vrer.