JOQ Albania
Home

De Biazi i shkel syrin Dukës: Vazhdoj të jem tifoz i Shqipërisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare aktualisht është pa trajner pas shkarkimit të Kristian Panuçit.

Presidenti Duka është duke shqyrtuar kandidatët e mundshëm për stolin kuqezi, ndërsa me shumë mundësi do jetë sërish italian.

Nuk përjashtohet mundësia edhe e një rikthimi të bujshëm, si ai i Xhani De Biazit.

Në fakt është vetë De Biazi i cili lëshon një sinjal të qartë gjatë emisionit, “90 minuto” te Rai Due

Ai preku temën e shkarkimit të trajnerit Panucci nga drejtimi i skuadrës sonë përfaqësuese, pas humbjes me Turqinë.

Ai u shpreh:

Shqipëria? Më vjen keq që Panucci e mbylli këtë eksperiencë, por nuk di asgjë më shumë. Më vjen keq sepse mbetem një tifoz i Shqipërisë.

De Biazi u largua nga drejtimi i kombëtares shqiptare në qershor të vitit 2017 dhe vendin e tij e mori pikërisht Kristian Panuci për t;u larguar dhe ky para dy ditësh nga stoli kuqezi.