JOQ Albania
Home

Gati transferimi i bujshëm, 40 mln euro për Thomas Strakoshën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se Kristian Panuçi e la jashtë kombëtares për ndeshjet e muajit mars, për arsye disiplinore, për Thomas Strakoshën duket se po vjen shansi i karrierës.

Portieri kuqezi mund të transferohet në Premier League sezonin tjetër, madje te një super ekip.

Sipas asaj që raportohet nga “Il Messangero”, flitet se Totenhami ka gati një ofertë për gardianin shqiptar.

Flitet se skuadra e Londrës ka gati 40 milionë euro për Lazion dhe presidenti Lotito është i destinuar ta pranojë këtë ofertë.

Totenhami do të zëvendësojë Lorisin, i cili është aktualisht 32-vjeç.

Në Londër duan që të kenë një portier të ri dhe me prespektivë që do të jetë gati të marrë stafetën nga kampioni i botës.