JOQ Albania
Home

Fitore spektakolare në Londër, boksieri shqiptar Florian Marku mbyll ndeshjen me knock out
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/03/2019 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur suksesin e dytë radhazi si boksier profesionist. Në mbrëmjen e së shtunës në duelin e zhvilluar në “York Hall” Londër, Marku u përball me boksierin sllovak Ivan Godor.

Kundërshtari duroi vetëm dy raunde në ring me Markun. Në raundin e parë boksieri sllovak u rrëzua dy herë në tokë, por ia doli të mbijetonte deri në raundin e dytë, ku bëri të njëjtën gjë çka detyroi gjyqtarin për t’i dhënë fund duelit duke i dhuruar Markut një fitore me knock out teknik.

Komuniteti shqiptar në Angli, tregoi një interes të lartë ku kanë dhuruar një mbështetje të pakrahasueshme. Ky ishte dueli i dytë i Markut si boksier profesionist, pas atij të zhvilluar në muajin dhjetor, ku mundi me knock out teknik që në raundin e parë serbin Nikola Janiçieviç.

Në përfundim të duelit, Marku falendori të pranishmit për mbështetjen dhe bëri të ditur se dueli i tij i radhës do të zhvillohet më datë 27 prill.