JOQ Albania
Home

U largua nga kombëtarja, nuk do e besoni ku përfundon Panuçi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja 2-0 me Turqinë në "Loro Boriçi" ka rezultuar fatale për Kristian Panuçin i cili pas ndeshjes është shkarkuar nga posti i trajnerit.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka vendosur ta shkarkojë italianin nga detyra, i cili është nisur menjëherë për në Romë.

Mediat italiane raportojnë se Panuçi do të nisë një aventurë të re në Itali, kjo duke nisur që nga kjo verë.

Dy janë aktualisht ekipet e interesuar për t’i ofruar stolin ish-teknikut kuqezi.

Në krye të listës qëndron Selernitana dhe Peruxhia, 2 ekipe të Seria B.

Më pas lista vazhdon me Kievon, nëse kjo e fundit bie në Seria B dhe Frozinonen.

Kujtojmë se më parë, përveç Shqipërisë, Panuçi ka drejtuar Livornon dhe Ternanën.