JOQ Albania
Home

“Njerëzit nuk mund të quhen të pjekur deri në moshën 30-vjeçare”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/03/2019 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në shumicën e vendeve në botë, të rinjtë konsiderohen të rritur që nga mosha 18-vjeçare.

Por, sipas shkencëtarëve, njerëzit nuk piqen plotësisht derisa arrijnë moshën 30-vjeçare.

Sipas studimeve të bëra duke analizuar trurin njerëzor dhe në sistemin nervor, mosha e pjekurisë varion në individë të ndryshëm, por mendohet se periudha e saktë e pjekurisë është mosha 30-vjeçare.

Peter Jones, profesor nga Universiteti i Kembrixhit, tha:

Ende nuk ka një periudhë definitive, që mund të përcaktojë kalimin nga fëmijëria në pjekuri. Por, koha më e duhur, në të cilën mund të themi se kemi arritur pjekurinë është mosha 30 –vjeçare."