JOQ Albania
Home

Panucci tregoi fajtorët për humbjen ndaj Turqisë, Duka zbulon se më kë mund ta zëvendësojë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 23/03/2019 8:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria e nisi në mënyrën më keqe kualifikueset për Euro 2020. Kuq e zinjtë u mundën në “Loro Boriçi” nga Turqia me rezultatin 0-2. Shqipëria u shfaq kaotike në fushën e lojës, ku golin e parë ja dhuruam vetë kundërshtarit, ndërsa i dyti ishte lehtësisht i evitueshëm.

Natyrisht gishti është drejtuar te trajneri Panucci për këtë humbje. Ky i fundit në një prononcim pas ndeshjes deklaroi se se kondicioni fizik i lojtarëve ishte fajtori kryesor.

Humbja e djeshme ka mërzitur dhe revoltuar gjithë opinionin publik shqiptar. Kjo pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore. Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuccit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Mësohet se menjëherë pas ndeshjes, Armand Duka është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës, i cili ishte i pranishëm dje në stadium.

Që prej vitit 2016, italiani nuk ka drejtuar një skuadër futbolli, e ndërsa mendohet se mund të jetë zëvendësuesi imundshëm i Panuccit. Mesa duket ky i fundit i ka orët e numëruara.

Edoardo (Edi Reja), 73-vjeçari italian, është një emër i njohur në fushën e trajnimit në Itali. Ai ka qenë “timonier” i disa ekipeve në gadishullin apenin, si Bolonja, Breshia, Torino, Xhenoa, Katania, Napoli, Lacio apo Atalanta.

Ka arritur si trajner, të ngrejë Breshian dhe Viçencën dy herë në Serinë A, duke fituar Serinë B, dhe Napolin e Kaljarin, si të dytët në kampionat.