JOQ Albania
Home

E goditën me shishe uji, reagon Berisha: Ka lloj lloj tifozësh!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/03/2019 0:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria e nisi me humbje fushatën eleminiatorë për Euro 2020. Kuq e znijtë u mundën në “Loro Boriçi” nga Turqia me rezultatin 0-2.

Shqipëria u shfaq kaotike dhe pa busull në fushën e lojës. Kjo paraqitje nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve shqiptarë në tribuna, të cilët shprehën revoltën e tyre.

Ata nisën të hidhnin shishe me ujë në fushë pas pësimit të golit të dytë, ku njëra prej tyre kapi edhe portierin e kombëtares, Etrit Berisha. Ky i fundit pas ndeshjes u shpreh se ai që hodhi shishen nuk përfaqëson “Tifozët Kuq e zinj”.

Më tej ai shtoi se kombëtarja nuk zhvilloi një ndeshje të keqe dhe fitorja me Andorën do të ngrejë moralin. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e një fitoreje në fushën e Turqisë apo Islandës, që do rrisnin shanset për kualifikim.

Berisha tha:

Kemi lloj-lloj tifozi që vjen këtu. Ai që mund të ketë hedhur atë shishe nuk i përfaqëson “Tifozat Kuq e Zi”. Nuk ishte një ndjenjë e mirë, pasi arbitri na tha të hiqnim ato shishe aty. Dëgjoja nga tifozët që të mos i hiqnim. Abrashi dhe Xhaka ishin shumë poshtë, ndërsa në pjesën e dytë u tha që ata duhet të ngjitheshin më lart. Sot nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, një fitore me Andorën do e ngrejë moralin. Gjithsesi, kemi shumë ndeshje, dhe sidomos nëse fitojmë me Islandën apo me Turqinë jashtë, do jetë një shans i mirë për ne, që të luajmë gjithçka.