JOQ Albania
Home

Panucci “ngre duart” lart, tregon fajtorët për humbjen ndaj Turqisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/03/2019 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria i nisi në mënyrën më keqe kualifikueset për Euro 2020. Kuq e zinjtë u mundën në “Loro Boriçi” nga Turqia me rezultatin 0-2.

Shqipëria u shfaq kaotike në fushën e lojës, ku golin e parë ja dhuruam vetë kundërshtarit, ndërsa i dyti ishte lehtësisht i evitueshëm.

Natyrisht gishti është drejtuar te trajneri Panucci për këtë humbje. Ky i fundit në një prononcim pas ndeshjes deklaroi se se kondicioni fizik i lojtarëve ishte fajtori kryesor.

Panucci tha:

Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me kundërshtarin, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike e madhe dhe kjo ndikoi në rezultat.

Më tej Panucci ka ngritur duart lart, duke thënë se këto lojtarë ka dhe kjo është skuadra.

Trajnerit italian i ka ngelur peng edhe rasti i humbur në pjesën e parë, për të cilin thotë se duhet analizuar më mirë.