JOQ Albania
Home

Wanda heq Icardin nga Instagrami, ç’po ndodh me çiftin?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 17:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit të Interit ka bërë një gjest të çuditshëm.

Këtë herë ajo nuk ndjek më asnjë person në Instagram dhe ndiqet nga 4.9 milionë fansa.

Argjentinasja i ka bërë “unfollow” çdo personi që ndiqte, madje ajo nuk ndjek as bashkëshortin e saj Icardin.

Prej kohësh flitet për një krizë mes çiftit dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja, por këtë gjë saktësisht e di vetëm Wanda.