JOQ Albania
Home

Courtois lë nam, me gafën e tij po tallen të gjithë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja e Belgjikës i nisi me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Belgët mundën në shtëpi 3-1 rusinë duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Për Belgjikën shënuan Eden Hazard dy herë dhe Youri Tielemans.

Golin e vetëm për Rusinë e shënoi Denis Cheryshev, në minutën e 16’ të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një gabimi të rëndë të portierit belg, Thibaut Courtois i cili vazhdon të konfirmojë formën e dobët që është duke kaluar.

Portieri i Realit bëri një gafë qesharake me të cilën po tallen të gjithë.