JOQ Albania
Home

Champions League po falimenton, UEFA ka gati kompeticionin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/03/2019 23:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Champions League" është një nga kompeticionet më të rëndësishme në planet.

Gara më e fortë e futbollit europian vjen ç’do vit me emocionet e saj duke dhuruar spektakël.

Megjithatë, këtij kompeticioni prestigjoz duket se po i vjen fundi.

Diçka e re po vjen dhe akoma më prestigjoze.

Sipas "Cadena Cope", ky kompeticion i ri pritet të startojë që prej vitit 2024.

Në këtë kompeticion të ri është konfirmuar ideja e sistemit gjysëm të mbyllur, me rënie nga kategoria dhe ngjitje në të.

Ndërkohë, në total do të ketë 32 skuadra, të cilat do të ndahen në katër grupe me 8 skuadra për një total prej 14 ndeshjesh në vit.

Ndeshjet e këtij kompeticioni do të luheshin në fundjavë dhe kampionatet kombëtare do të shtyheshin për ditën e martë dhe të mërkurën.

Gjithsesi ende nuk kemi asgjë zyrtare lidhur me këtë ndryshim të madh.