JOQ Albania
Home

Drejtuesit e Milan nuk e falin sherrin mes Kessie dhe Biglia, bëjnë gati gjobën e majme
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 19:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja me Interin në derbi nuk ishte lajmi më i keq për Milanin.

Kjo për shkak se Frank Kessie dhe Lucas Biglia, u përfshinë në një sherr banal me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi në momentin kur Kessie, pas zëvendësimit, nuk i dha dorën Contit, pasi nuk ishte dakort me zëvendësimin.

Gjesti i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë ka acaruar Biglian. Ky i fundit i tha disa fjalë mesfushorit , i cili ndezi një debat të ashpër midis tyre për 60 sekonda.

Do të duhej ndërhyrja e shokëve të skuadrës, për të shuar sherrin midis tyre.

Skena nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve kuq e zinj, të cilët kanë thirrur në seli agjentët e dy lojtarëve për t’i komunikuar gjobën.

Sipas asajt që shkruajnë mediat italiane, mendohet se gjoba për lojtarët do të jetë 100 mijë euro, megjithatë ende nuk ka një shifër zyrtare.